Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për shkrimin e publikuar në Hashtag.al (lexo këtu) mbi kompaninë turke Kurum e cila është nën mbikëqyrjen e inteligjencës ushtarake për tregti e me Iranin.
Tabaku ka risjellë në vëmendje në reagimin e saj përplasjen që pati Shqipëria me Iranin për sulmin kibernetik ndaj uebsajteve qeveritare.
Deputetja e PD-së thotë se vetëm dy vjet më parë Shqipëria pothuaj kërkoi aktivizimin e nenit 5 të NATO-së ndërsa sot del se në Durrës vijnë anije nga Irani.
“Të mendosh që vetëm dy vjet më parë, Shqipëria pothuajse kërkoi aktivizimin e nenit 5 të NATO-s kundër Iranit për sulmet kibernetike, ndërsa sot mësojmë që në portin e Durrësit ankorohen anije nga Irani”-shkruan Tabaku në rrjetin X.