Vendosni fjalën kyçe....

Dita e Shën Kozmait, shenjtori që u vra se përhapi fjalën e Perëndisë


Sot është dita e Shë Kozmait që kremtohet nga besimtarët ortodoksë në Shqipëri.

Kisha e Shën Kozmait është monument i trashëgimisë kulturore në Kolkondas, Fieri. Manastiri i Shën Kozmait është një nga thesaret e çmuara të trashëgimisë sonë kulturore, i ndërtuar i gjithi nga banorët e myzeqarët, me kontributin financiar të Ali Pashë Tepelenës në vitet 1814-1815 për nder të Shën Kozmait të Etolit.

Në të ndodhen dy kisha, Shën Maria dhe kisha e Shën Kozmait. Sot manastiri është një atraksion mrekullibërës dhe kulturor, i vizituar nga qytetarët vendas e të huaj.

Kush ishte Shën Kozmai

Shën Kozmai, apostulli dritëprurës jetoi në vitet e pushtimit turk të Shqipërisë. Ai vinte nga një fshat i vogël i Etolisë. Prindërit e Shën Kozmait ishin njerëz besimtarë që e edukuan me mësimet dhe këshillate Zotit.

Në moshën 20-vjeçare, filloi të marrë mësimet e para nga Jerodiakoni Anania Dervisani. Pas hapjes në atë kohë u hap në Malin e Shenjtë të shkollës së Vatopedhit, Shën Kozmai shkoi aty me shumë moshatarë të tjerë.

Asokohe ai ishte ende një i ri laik me emrin Kostandin.

Konstandini i ri që atëherë kishte dëshirë të ndihmonte vëllezërit e tij të krishterë.

“Duhej të mos vrapojmë në shtëpitë e të pasurve dhe në oborret e të mëdhenjve,ku i bëjnë të pavlefshme dituritë e tyre me mendimin të fitojnë pasuri, por duhet të mësojmë njerëzit e thjeshtë të cilët jetojnë në padituri.”

Në vitin 1759, ai shkoi në manastirin e Filotheut dhe u bë murg dhe morri emrin Kozma.

Më pas Shën Kozmai shkoi në Stamboll për të takuar të vëllain, Krisanthon,i cili ishte mësues. Ai i bëri disa mësime të cilat do e ndihmonin Shenjtorin e ardhsnëm për predikimin.

Me lejen dhe bekimin e Patriarkut Serafim,Shën Kozmai filloi të predikojë fjalën e Perëndisë.

E nisi fillimisht predikimin në Stamboll dhe më pas vijoi në Etoloakarnani, Selanik,Veria dhe në gjithë zonën e Maqedonisë.

Udhëtoi dhe në Shqipëri, Korfuz dhe Zakinthos. Kudo që shkonte ngrinte kisha.

Megjithatë nga ziiia e hebrenjve në bashkëpunim me turqit çoi në varjen e shenjtorit në vitin 1779 në Kolkondas.

Hebrenjve nuk u pëlqente që përhapte fjalën e Perëndisë dhe e akuzuan shenjtin se ishte i dërguar nga rusët për të mashtruar njerëzit.

E mbajtën në mbikëqyrje dhe nuk e lanë të dilte jashtë oborrit deri sa ta çonin tek Kurt Pashai, por doli i pastër nga akuza.

Një ditë ata e morën Shën Kozmain duke i thënë se do e çonin te pashai. Megjithatë Shën Kozmai kishte kuptuar ditë më parë se do e vrisnin dhe i lutej Perëndisë.

Ekzekutorët donin t’i lidhnin duart po Shën Kozmai nuk pranoi duke i mbajtur në formë kryqi dhe më pas e mbytën me litar.
Trupin ia hodhën në lumë por megjithese i kishin lidhur nje gur të madh në qafë, nuk ra poshtë po qëndronte mbi ujë.

Trupi u gjet nga një prift me emrin Marko i cili e varrosi trupin e shenjtorit në manastirin e Ardenicës.

Kremtimi i Shën Kozmait festohet më 24 gusht të çdo viti.