Vendosni fjalën kyçe....

Fundosja e jahtit të manjanit të teknologjisë, prokuroria italiane hap hetim për vrasje nga pakujdesia


italian ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia për vdekjen e manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe gjashtë personave të tjerë që u vranë kur një jaht luksoz u fundos në mot të stuhishëm pranë ishulli Porticello në Sicili këtë javë.

Kreu i zyrës së prokurorit publik në Termini Imerese, Ambrogio Cartosio, tha se edhe pse jahti ishte goditur nga një dukuri shumë e papritur meteorologjike, ishte “e besueshme” që të ishin kryer krime të vrasjes së shumëfishtë dhe shkaktimit të fundosjes së jahtit nga pakujdesia.

Vajza 18-vjeçare e Lynch, Hannah, ishte gjithashtu mes atyre që vdiqën kur jahti 56 metra i gjatë i familjes, u përmbys gjatë një stuhie të egër para agimit të hënën në Porticello, afër Palermos. Pesëmbëdhjetë njerëz mbijetuan, duke përfshirë gruan e Lynch, kompania e së cilës zotëronte jahtin  “Bayesian”, dhe kapitenin e jahtit.

Fatkeqësia do ishte edhe më e dhimbshme nëse hetimi do tregonte se ishte shkaktuar “nga sjelljet që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë që të gjithë duhet të marrin në transport”, tha Cartosio.

Kapiteni James Cutfield dhe të mbijetuarit e tjerë janë marrë në pyetje këtë javë nga autoritetet. Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht se si u fundos anija.

Raffaele Cammarano, një prokuror tjetër që foli në të njëjtën konferencë shtypi, tha se kur autoritetet morën në pyetje Cutfield ai kishte qenë “jashtëzakonisht bashkëpunues”.

Mbytja ka habitur ekspertët e marinës detare të cilët thonë se një jaht si “Bayesian”, i ndërtuar nga prodhuesi italian i jahteve të nivelit të lartë “Perini”, duhet t’i kishte rezistuar stuhisë dhe në çdo rast nuk duhet të ishte fundosur aq shpejt sa ndodhi.

Nxjerrja e “Bayesian” nga deti do ndihmojë hetuesit të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur, por operacioni ka të ngjarë të jetë i ndërlikuar dhe i kushtueshëm.

“Është në interes të pronarëve dhe menaxherëve të anijes që ta shpëtojnë atë,” tha Cartosio, duke shtuar “ata kanë siguruar bashkëpunimin e tyre të plotë”.

Giovanni Costantino, shefi i grupit italian “Sea” (TISGR.MI), që zotëron “Perinin”, i tha Reuters këtë javë se mbytja e anijes ishte rezultat i një vargu “gabimesh të papërshkrueshme dhe të paarsyeshme” të bëra nga ekuipazhi dhe ka përjashtuar çdo defekt në projektim ose ndërtim.

Cammarano tha se stuhia që goditi anijen ishte me shumë mundësi një “shpërthim”, një erë shumë e fortë që është një dukuri intensive, por relativisht e shpeshtë në det.

Ai tha se pasagjerët ndoshta ishin të gjithë në gjumë në çastin e stuhisë dhe kjo ishte arsyeja pse ata nuk arritën të shpëtonin.

Shefi i Rojës Bregdetare të Palermos, Raffaele Macauda, ​​i cili mori pjesë në konferencën për shtyp, tha se nuk kishte asnjë ndalim specifik që anija të ankorohej aty ku u godit nga stuhia, pasi buletinet e motit në atë kohë nuk raportonin një alarm të madh për stuhi të fortë në det.