Vendosni fjalën kyçe....

Houthit shkatërrojnë naftëmbajtësen greke në Detin e Kuq: Shkeli sanksionet për portet izraelite (Video)


Rebelët Houthi kanë hedhur në erë anijen greke që transportonte naftë “Sounion”, pasi sipas tyre pronari kishte shkelur sanksionet për të mos hyrë në portet izraelite.

Shpërthimi i fuqishëm bëri që anija të përfshihet nga flakët, ndërsa e njëjta ishte sulmuar më herët gjatë javës sërish nga rebelët.

Ajo ishte braktisur dy ditë më parë nga ekuipazhi.

Rebelët dyshohet se kanë sulmuar më herët një anije tjetër që më vonë u mbyt si pjesë e fushatës së tyre mujore kundër anijeve në Detin e Kuq mbi luftën e vazhdueshme Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.

Sulmet kanë ndërprerë një rrugë tregtare që zakonisht sheh 1 trilion dollarë mallra që kalojnë nëpër të çdo vit.