Petrit Vasili, deputet i PL-së, ka reaguar lidhur me një projektligj që po hartohet lidhur me importin e mbetjeve.
Vasili shkruan se qeveria bën ligj për importin e plehrave për ta kthyer Shqipërinë në një landfill anë e mbanë vendit nga jugu ne veri.
“Po kjo qeveri plehrash u hap portat plehrave toksike këtij trafiku mafioz, që të hyjnë e të dalin pa asnjë pengesë.
E njëjta qeveri plehrash bën sikur ndërton inceneratorë duke grabitur qindra milion euro përsëri e lidhur edhe kjo vetëm me plehrat.
Kjo qeveri plehrash nuk e sheh aspak zhvillimin tek potencialet natyrore dhe ekonomike pa fund, që natyra i ka falur këtij vëndi, por tek plehrat”, tha ai.
Postimi nga Vasili
Ligj importi plehrash, plehra toksike, inceneratorë imagjinare, kjo është fytyra e qeverisë së plehrave!
Çdo gjē lidhet vetëm me plehrat ne këtë qeveri.
Kutërbon vetēm erë plehrash kjo qeverisje.
Qeveria e plehrave bën ligj për importin e plehrave për ta kthyer Shqipërinë në një landfill anë e mbanë vëndit nga jugu ne veri.
Po kjo qeveri plehrash u hap portat plehrave toksike këtij trafiku mafioz, që të hyjnë e të dalin pa asnjë pengesë.
E njëjta qeveri plehrash bën sikur ndërton inceneratorë duke grabitur qindra milion euro përsëri e lidhur edhe kjo vetëm me plehrat.
Kjo qeveri plehrash nuk e sheh aspak zhvillimin tek potencialet natyrore dhe ekonomike pa fund, që natyra i ka falur këtij vëndi, por tek plehrat.
Kjo qeveri plehrash, që vetēm vjedh investimet publike, ka ndërtuar vetëm vepra gjysmake, që nuk përfundojnë kurrë, që financohen dhjetra herë me çmime korruptive shumē herë më të larta, që shëmben e shkatërrohen ende pa u vënë ne funksionim sepse kjo zhvillimin e sheh vetëm tek plehrat.
Kjo qeveri plehrash që kishte të gjitha mundësitē te shfrytëzonte me shumë leverdi poziten gjeostrategjike të këtij vëndi, përkundrazi mbyll e shkatërron Portin e Durrësit dhe nuk zhvillon korridoret rrugore qe krijojne mundësi reale për një ekonomi te fortë shqiptare sepse zhvillimin e sheh vetëm tek plehrat.
Kjo qeveri plerash nuk zhvillon potencialet energjitike kaq të shumta, por ka objektiv vetëm te vjedhë paratë publike me tendera energjie dhe me menaxhimin mafioz të sistemit energjitik sepse zhvillimin e sheh vetëm tek plehrat.
Kjo qeveri plehrash vjedh para’ publike pa fund per nje sistem trasporti te fragmentuar, te coptuar, pa cilësi e pa standarte dhe qe vetēm krijon trafik mbytës per qytetarët shqiptarë dhe që pamundëson zhvillimin e turizmit aq jetik për vendin sepse zhvillimin e sheh vetëm tek plehrat.
Kjo qeveri plehrash nuk zhvillon potencialet kaq te medha bujqësore, por i ka zhytur mijra fermerë ne mjerim e varfëri sepse zhvillimin e sheh tek plehrat.
Është e qartë që çdo zhvillim serioz dhe i qëndrueshëm ekonomik, i bazuar mbi punën e ndershme, konkurencen korrekte dhe paranë e pastër është i papranueshëm për qeverinë e plehrave.
Rama dhe qeveria e kanë dorëzuar totalisht qeverisjen e vëndit tek trafikantët, trafiqet dhe tek çdo lloj veprimtarie mafioze.
Skandali i plehrave toksike të nisura nga Durrësi, që bënë xhiron e botës deri ne Tajlandë tregon qartë se sa thelle dhe pa kthim është zhytur kjo qeveri plehrash dhe në çfarë rreziku e kërcënimi ekstrem gjëndet vëndi me këtë qeverì.