ISIS merr përgjegjësinë për sulmin me 3 viktima në Gjermani


ISIS mori përgjegjësinë të shtunën për një sulm me thikë në qytetin gjerman të Solingenit ku u vranë tre persona dhe u plagosën tetë të tjerë.

Policia ka ndaluar një adoleshent, i cili mund të jetë i lidhur me sulmin, por autori ishte ende i lirë.

Duke e përshkruar autorin e sulmiy si një “ushtar të ISI-it”, grupi militant tha në një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram: “Ai e kreu sulmin në shenjë hakmarrjeje për muslimanët në Palestinë dhe kudo”.

Hendrik ËWuest, kryeministri i shtetit të Rheinland-Westfalen, e përshkroi sulmin e së premtes në mbrëmje gjatë një festivali në qytet si një akt terrori.

“Ky sulm ka goditur në zemër të vendit tonë,” u tha Wuest gazetarëve.

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser tha se autoritetet po bënin gjithçka që mundeshin për të kapur sulmuesin.

Sulmi ndodhi në Fronhof, një shesh tregu në qytetin perëndimor gjerman, ku grupet e muzikës po luanin si pjesë e një festivali që shënonte 650 vjetorin e tij.