Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë si ndërmjetëse të transportit të 816 ton lëndëve të dyshuara toksike që u kapën në dy anije në Tajlandë.
Në një deklaratë për media, anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, tha se ndërsa ai që ka prodhuar mbetjet nuk është ende i qartë, ndërmjetësi për transportin e tyre është qeveria Rama.
“Ndërmjetësi njihet, është qeveria! Jim Puckett është një nga emrat më prezentë në mediat tona këto ditë. Ai është nga më të shqetësuarit dhe ndoshta i pari qê ka sinjalizuar trafikun e mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit. Në intervisten e fundit dhënë për Birn, një nga momentet ku drejtori i ‘Basel Action Network’ vendos theksin është se autoritetet, pra drejtësia, duhet të idetifikojë se kush është gjeneruesi i ketyre mbetjeve, dhe kush është ndërmjetësi në trafik. Ndersa ka ende debate se kush është gjeneruesi, pasi institucionet tona të kapura gafil kanë nxjerrë variante e alibi të ndryshme, është krejt e qartë, në driten e diellit se cili është ndermjetësi. Ndërmjetësi është qeveria shqiptare. Ndërmjetësi i trafikut është qeveria, permes gjithê hallkave të saj; doganat, kapiteneria, drejtuesi i Portit, Ministrja e Mjedisit. Kjo lehtësisht e verifikueshme nga ajri dhe nga toka.” – tha ai.
Sipas Muçollarit, kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme nga ajri e toka përmes fotove që janë publikuar në mediat. Ai shtoi se mbetjet janë larguar që aty sipas të gjitha gjasave me urdhër të kryeministrit Rama duke qenë se shumë pranë po punohet për projektin e “Durrës Marina”.
“Foto janë publikuar në media të sasisë së mbetjeve që presin në kalaten lindore të portit, për t’u transportuar. Ku janë këto që i paskan shpetuar syrit vigjilent të qeverisë që di çdo gjë për gjithkend? Krejt ngjitur me projektin e Durrës Marina, të Alabarit, me të cilin kryeministri mburret tash sa vite. Dhe sigurisht, pagezuesi i këtij plani, shefi i qeverisë, nuk i do ato pirgje të shemtuara e të rrezikshme aty afër. Me siguri ka dhënë urdher për largimin e tyre. Për lehtësimin e aktivitetit ka menduar Ministrja Kumbaro, e cila ka firmosur liçensen për kompaninë që bente transportin. Kur u pyet ditet e para të skandalit kjo Ministri, beri të padituren, reagoi sikur nuk kishte asnjë lidhje me çfarë kishte ndodhur. Po teksa Edi Rama ka instaluar një sistem ku pergjon kundershtarin, ku për çdo banor ka një patronazhist, nuk e di ai që dergoi satelitet shqiptarë në qiej, çfarë ndodh në Durrës? Çfarë ndodh me tonetala mbetje të rrezikshme?” – shtoi Muçollari.
Anëtari i kryesisë së PD-së e mbyll denoncimin duke thënë se prokuroria nuk do e zbardhë këtë skandal pasi qeveria ka imunitet ndaj ligjit dhe asnjë prokuror nuk shkon dot deri te bosi i madh.
“Qeveria dhe Kryeministri e dinë shumë mirë. Ata janë jo vetëm të perfshirë, por jane vetë ndermjetësi. Një nga pyetjet që ngre Puckett, e ka pergjigjen gati. Çeshtja është se kush do ta vendose perpara përgjegjesisë ndërmjetësin? Kush do ta hetojë gjithë zinxhirin, dinjitarët që kanë nga një dorë aty? Kush do ta therrasë e komunikojë akuzen për Gazhelin, Vengun, Kumbaron? Prokuroria e Durrësit vallë?! Kjo është ana tjetër e errët e skandalit të trafikut nderkombëtar të mbetjeve. Që është mungesa e drejtësisë dhe imuniteti që ka qeveria para ligjit. Asnjë hetues e prokuror nuk shkon dot tek bosi i madh e këtë e kanë vertetuar deri më tani skandalet e korrupsionit si ato të inceneratorëve dhe të aferes 5D.” – mbyll denoncimin Muçollari.