Vendosni fjalën kyçe....

Pranga 38-vjeçarit në Fier, në vitin 2021 tentoi të vriste emigrantin e sapoardhur nga Anglia


38-vjeçari Adriatik Shabanaj është arrestuar nga policia në Fier pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai u ndalua në lagjen “1 Maji” ndërsa akuzohet se në vitin 2021, bashkë me Aurel Filajn kanë tentuar të vrasin Iliaz Ismailajn i cili sapo ishte kthyer nga Anglia.

Ngjarja asokohe ndodhi në një lavazh ku 5 persona në një makinë kanë tentuar të marrin me forcë Ismailajn brenda një makine po nuk ia kanë dalë dot pas ndërhyrjes të të vëllait.