34-vjeçari Amarildo Hoxhallari ka ndërruar jetë në spital pasi u qëllua me thikë mbrëmjen e sotme.
Në pranga ka përfunduar 25-vjeçari Darmian Keli i cili akuzohet si autor i vrasjes. viktima u dërgua me shpejtësi në Spitalin e Traumës po nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.
Tiranë/Informacion shtesë
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”