Vendosni fjalën kyçe....

U vra sot me thikë, Amarildo Hoxhallari u arrestua në vitin 2015 si porositës i atentatit ndaj njeriut të Shullazit


34-vjeçari Amarildo Hoxhallari, i cili humbi jetën sot pas u qëllua katër herë me thikë nga 25-vjeçari Darmen Keli, nuk është emër i panjohur për policinë.

Në janar të vitit 2015, ai u arrestua bashkë me kushëririn e tij Aurel Hoxhallari, pasi dyshoheshin si organizatorë të atentatit ndaj njeriut të Emiljano Shullazit, Pajtim Serjani dhe efektivit të GOS-it, Roland Meta më 5janar 2015.

Në përplasjen me armë u plagosën Serjani e Meta ndërsa humbi jetën atentatori Arjanit Sterjo i njohur edhe me emrin Artur Baze.

34-vjeçari u qëllua mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit. Fillimisht ai u dërgua në spital po nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Ai kishte marrë dy plagë në gjoks dhe dy në këmbë.