Vendosni fjalën kyçe....

Bilanci i policisë rrugore në një javë: 9318 gjoba, 28 të arrestuar dhe 7 makina të bllokuara


Plot 9.318 gjoba, mesatarisht 1,331 në ditë janë vënë javën e fundit nga Komisariati i Policisë rrugore në Tiranë.

Bilanci i javës 18 – 24 gusht 2024 u bë publik nga policia e Tiranës.

Me një mesazh për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurtë ju tregojmë shkeljet për të cilat janë gjobitur më shumë shoferët me qëllim që ju të mos i përsërisni.

 

Masat administrative

9.318 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,331 në ditë.

24 masa për xhama të zinj

618 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara

325 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit

490 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit

2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”

461 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve

6.079 masa për qëndrim të gabuar

696 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169

Por ka dhe penalitete më të rënda që shkojnë deri në prangosjen tuaj apo në procedim penal

 

Arrestime dhe procedime penale:

9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

2 persona për pa leje drejtimi

14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit

3 largim nga vendi i aksidentit

Mund dhe tju marrin makinën

 

Pezullime dhe bllokime:

15 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit

30 raste për tejkalim shpejtësie.

5 raste të ndryshme

7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt