Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohet për vrasje me dashje në tentativë.
Gledian Daullxhiu, roje në një parking në zonën e ish-Bllokut, akuzohet se pas një debati, ka goditur me bërryl në fytyrë 30-vjeçarin Endri Mera, i cili ka rënë pa ndjenja në tokë dhe është dërguar në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 e 30 të mëngjesit në rrugën “Pjetër Bogdani”.