Vendosni fjalën kyçe....

Pasi pinë në lokal, dy vëllezër në Skrapar rrihen me njëri-tjetrin, policia i ndalon për dëshmi të rreme


Dy vëllezër në Skrapar janë rrahur me njëri-tjetrin pasi kishin pirë bashkë. Në fund janë arrestuar nga policia pasi sipas bluve kishin dhënë dëshmi  të rreme. Në pranga kanë përfunduar Arjan e Andrea Ajasllari, 58 e 48 vjeç.

Dy vëllezërit kanë qenë në lokalin e fshatit ku kanë pirë me njëri-tjetrin. Më pas kanë nisur të shahen fillimisht e më pas janë rrahur me grushte e shkelma.

Pas shoqërimit në polici, ka rezultuar se dyvëllezërit kanë dhënë dëshmi të rreme.