Vendosni fjalën kyçe....

Prodhuesit gjermanë të makinave propozojnë ndalimin e shitjeve të lëndëve djegëse jo vetëm për makinat e reja


Një propozim i ri nga Shoqata e Prodhuesve Gjermanë të Automobilave (VDA) kërkon një ndalim të plotë të shitjes së lëndëve djegëse fosile në Bashkimin Evropian nga viti 2045. Sipas këtij propozimi, si makinat e reja ashtu edhe ato të vjetra nuk do të mund të djegin më naftë apo benzinë.

Bashkimi Evropian planifikon të ndalojë shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme duke filluar nga viti 2035. Në teori, vetëm makinat elektrike ose me hidrogjen do të shiten nga ai vit, por jo të gjitha vendet anëtare kanë rënë dakord me planin.

Gjermania, për shembull, i bëri presion Komisionit Evropian që të lejojë shitjen e makinave me motorë termikë SUS pas vitit 2035, me kusht që ato të funksionojnë me lëndë djegëse sintetike. Gjermanët kanë shpresa të mëdha për karburantet e rinovueshme, të cilat mund të kontribuojnë në mbrojtjen e klimës.

Tani ka dalë një propozim i ri, radikal, i cili së shpejti do të kontestohet ashpër nga publiku i gjerë. Konkretisht, Shoqata e Prodhuesve Gjermanë të Automobilave (VDA) propozon një ndalim total të lëndëve djegëse fosile në Bashkimin Evropian nga viti 2045 për të reduktuar CO2, 10 vjet pas ndalimit të shitjes së makinave të reja me motorë SUS.

Sipas këtij plani, prodhuesit gjermanë të makinave duan të ndalojnë shitjen e benzinës dhe naftës për makinat e reja dhe të vjetra në mënyrë që të detyrojnë drejtuesit të kalojnë në makina me karburant sintetik.

Gjermania planifikon të ketë 15 milionë automjete elektrike në rrugët e saj deri në vitin 2030. Në të njëjtin vit pritet që në rrugë të jenë 40 milionë automjete me benzinë dhe naftë. Megjithatë, tabloja reale është ndryshe, duke qenë se është Gjermania ajo që ka shënuar rënien më të madhe në shitjen e automjeteve elektrike.