Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi i Hezbollah-ut, reagon Biden: Do mbështetim të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar pas sulmeve të Hezbollah-ut, me grupin e Libanit që në orët e para të mëngjesit të sotëm lëshoi raketa ndaj Izraelit.

Biden ka urdhëruar zyrtarët të mbajnë komunikim të ngushtë me Izraelin, duke shtuar se do të vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

Lajmi konfirmohet për BBC nga një zëdhënës i sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Pentagoni gjithashtu ka reaguar, duke deklaruar se SHBA është “e angazhuar për të mbështetur” mbrojtjen e Izraelit.