Një 29-vjeçar është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në pikën e kalimi kufitar të Shën Naumit.
Shtetasi me iniciale L.H u arrestua pasi automjeti me të cilin udhëtonte rezultoi i raportuar si i vjedhur.
Automjeti i markës Porsche Panamera ishte me targa shqiptare.
“Më 24.08.2024 në orën 23:00 në VK Shën Naumi, në hyrje në Maqedoninë e Veriut, L.H (29) nga Shqipëria ka ardhur me automjetin “Porsche Panamera”, me tabela shqiptare dhe pas kontrollit kufitar, është konstatuar se automjeti është i raportuar për i vjedhur”, thuhet në njoftimin e policisë.