Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Faik Hajdinit, gjykata lë në burg Blerti Kanushin


Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për Blerti Kanushin dhe Darovi Hajdinin në lidhje me vrasjen e 72-vjeçarit Faik Ajdini, ngjarje e ndodhur më 19 gusht 2024 në fshatin Zhapokik të Memaliajt në Gjirokastër.

Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për autorin dhe “Arrest në shtëpi” për Darovi Hajdinin e cila akuzohet për fshehje të krimit.

Fillimisht ka qene prokurori Bledar Bala i cili përgjatë 30 minutave ka sqaruar me detaje rrethanat e ngjarjes ku ka sqaruar dhe dokumentuar me prova materiale veprimtarinë e Blerti Kanushit.

Ky i fundit ka qëndruar përgjatë gjithë kohës i heshtur dhe nuk ka reaguar në asnjë moment duke i lënë të drejtën e reagimit avokatit të tij Malo Sadikaj.