Vendosni fjalën kyçe....

Dalin pamjet kur motrat Berishaj dhunojnë modelen Klea Prenga (Video)


Ka dalë videoja e momentit kur motrat Antonela dhe Mariela Berishaj dhunojnë Klea Prengën mbrëmjen e 6 gushtit 2024, ngjarje e cila ndodhi në një lokal luksoz tek ‘Kodra e Diellit” në Tiranë.

Në pamje duket ora 20:26 kur motrat Antonela Berishaj dhe Mariela Berishaj, të veshura sport dhe me kapele në kokë zbresin shkallët e hyjnë në lokal. E para është Mariela, e veshur me të zeza, dhe pas saj është Antonela e veshur me të bardha.

Sapo futen në lokal, Mariela Berishaj merr një gotë (Prenga në dëshminë e saj  se është gotë ndërsa policia  ose shishe) qelqi nga një tavolinë dhe godet Prengën e cila ishte e ulur në tavolinë mu në fytyrë. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re.

Mes të trija vajzave nis një përleshje. Dy burra ndërhyjnë për të ndarë sherrin. Një burrë, që ndoshta është i sigurisë tërheq dy motrat Berishaj mënjanë e ndërsa përpiqet ti largojë, Antonela merr dicka nga tavolina për të goditur sërish vajzën e ri. Më pas ata largohen të qeta nga lokali.

Dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj rezultojnë ende në kërkim dhe ndaj tyre rëndon akuza “Plagosje e rëndë me dashje”.

 24-vjeçarja Klea Prenga e bëri denoncimin dy ditë më pas duke treguar dhe dëmtimet që i ishin shkaktuar në fytyrë. Në një postim të saj në Instagram ajo akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, se janë autore të dhunës fizike të saj duke i thyer një shishe në fytyrë.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berishaj ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

Video është sekuestruar nga policia dhe prokuroria në cilësine e provës të cilët I kanë shpallur ne kërkim dy motrat për akuzën e plagosjes së rendë me dashje.

Deri tani nuk është berë i mundur arrestimi i tyre ndërkohë që sipas sistemit Tims ato nuk rezultojnë të jenë larguar jashtë zyrtarisht. Policia ka mundur vetem të sekuestrojë mjetin me të cilint ato shkuan në localin luksoz dhe mjetin tjetër me që u larguan.