Vendosni fjalën kyçe....

Emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi pas pushimeve, fluks në pikat kufitare


15 mijë shtetas janë larguar nga Shqipëria ditët e fundit drejt vendeve ku jetojnë e punojnë.

Shifra e të larguarve përfshin pikat kufitare të Kapshticës e Kakavijës ndërkohë që numri i qytetarëve që hyjnë ka qenë në ulje.

Në pikën kufitare të Qafë Thanës është vënë re ulje e fluksit por shifrat vijojnë të mbeten të larta si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Gjatë 72 orëve të fundit nga kjo pikë janë regjistruar 18681 në hyrje dhe 17210 në dalje.