Vendosni fjalën kyçe....

Ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje, ndërron jetë në spital 64-vjeçari


Ka ndërruar jetë në reanimaconin e QSUT-së i dënuari Fotaq Zaharia.

Sipas njoftimit zyrtar, 64-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 1 të mëngjesit, pasi ishte shtruar që prej datës 16 gusht me probleme në frymëmarrje.

“Ndërron jetë në QSUT i dënuari Fotaq Zaharia. I dënuari Fotaq Zaharia, i lindur më 29 Maj 1960 në Vlorë, ka ndërruar jetë në orën 01:10 të datës 26 Gusht 2024 në Reanimacionin e QSUT. Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024. I dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024. Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar. Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedural.” – thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.

Zaharia po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje, grabitje e pengmarrje në trazirat e viteve 1997 në Vlorë.

Në vitin 2001 ai arriti të arratisej nga dhomat e paraburgimit në Vlorë por u kap më pas dhe u dënua.

Katër vite më parë, ndaj tij nisi verifikim pasuror nga Operacioni Forca e Ligjit.