Protestuesit në autoudhën Thumanë-Kashar kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë filluar marshimin në aksin rrugor.
Në mbështetje të tyre janë përfshirë edhe shoferët e automjeteve të cilët janë bllokuar nga kjo protestë e drejtë e këtyre mijërave banorëve, të cilët kërkojnë të kenë qasje në këtë autostradë.
Kjo është protesta e nëntë e mijëra banorëve të Krujës, Thumanë, Kurbinit, Fushë Krujës, Milotit, etj.