Vendosni fjalën kyçe....

Rama në “Tirana Diplo 2024”: Kemi bërë shndërrime të mëdha hapa për të përmbushur ëndrrën e vjetër kombëtare


Kryeministri Rama tha në konferencën “Tirana Diplo 2024” se Shqipëria ka pësuar ndryshime të mëdha dhe cilido që thotë të kundërtën, bie ndesh me faktet.

Kreu i qeverisë tha se janë ndërmarrë hapa për të përmbushur ëndrrën e vjetër kombëtare.

“Janë ndërmarrë hapa dhe veprime për të përmbushur ëndrrën e vjetër kombëtare. Por natyra e procesit e ndërveprimit është shumë dinamike dhe këtu dua të sjell në vëmendje një fakt konkret që lidhet me rolin pro aktiv të Shqipërisë, përmes një diplomacie dinamike, në funksion të vetë ndikimit të BE-së për interesat tona, të para në një kënd më të gjerë. Kjo është diçka e re, u krijohet si mundësi vendeve të Rajonit tonë dhe lidhet me rolin tonë pro-aktiv dhe me një qasje të re këmbëngulëse për të bërë më të mirën në funksion të interesave tona”, tha Rama.