Vendosni fjalën kyçe....

Skandali me mbetjet toksike, krimi Ekonomik dhe Prokuroria e Durrësit zbarkojnë te ‘Kurum’ në Elbasan


Ditën e sotme një grup i Krimit Ekonomik të Durresit kanë mbërritur pranë kompanisë turke ‘Kurum’ në Elbasan për të hetuar mbi skandalin e eksporteve të mbetjeve te rrezikshme.

Pritet që në Kurum të mbërrijne edhe prokurorët e Durrësit të cilët po ndjekin këtë çështje. Ata do të njihen me dokumentacionin dhe arkivat e kompanisë e cila operon në Elbasan që prej vitit 1998, shkruan Shqiptarja.com.

Edhe Inspektoriati i Punës ka marrë në monitorim Uzinën e Kurum, menjëherë pas lajmeve në media.

 Inspektoriati thotë se është në kontakt me përfaqësuesit e Kurum për këtë situatë, si dhe me sindikatën e punonjesve.