23 persona u vranë në një sulm militant në Pakistanin jugperëndimor, tha të hënën ministri i Brendshëm i vendit.
Hollësitë e sulmit ishin të paqarta, por zyra e kryeministrit Shehbaz Sharif tha në një deklaratë se sulmi ndodhi në provincën e Balochistanit ku disa autobusë që transportonin udhëtarë ishin ndalur në rrugë.
Viktimat ishin nxjerrë nga autobusët dhe u qëlluan pasi fillimisht iu kontrollua identiteti. VIktimast ishin nga rajoni i Punjabit, sipas autoriteteve.