Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i BE-së në Tiranë takon ministrin Hoxha: Të përkushtuar për të ofruar mbështetje për Shqipërinë


Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Ervin Hoxha. Gjatë takimit, Gonzato theksoi se sundimi i ligjit është një element thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gonzato dhe ministri Hoxha diskutuan gjithashtu për partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe BE-së në disa çështje kyçe, përfshirë rolin e policisë, ripërdorimin e aseteve të konfiskuara, migrimin dhe harmonizimin e vizave. 

“Takova ministrin e ri të Brendshëm shqiptar, Ervin Hoxha. Ne ramë dakord që sundimi i ligjit është thelbësor për procesin e anëtarësimit në BE. Ne folëm gjithashtu për partneritetin tonë të ngushtë për çështje thelbësore si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migrimi dhe harmonizimi i vizave. BE-ja mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për Shqipërinë” shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.