Arsenali ka siguruar shërbimet e mesfushorit që u shpall kampion Europe me Spanjën.
Klubi londinez gjatë ditës së sotme ka prezantuar mesfushorin që vjen nga Real Sociedadi, Mikel Merino.
Kryeqytetasit kanë paguar 32 milionë euro për shërbimet e tij, derisa edhe pesë të tjera do të paguhen në bonuse, lehtë të arritshme.
Merino ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me klubin.
Arsenali e ka nisur me këmbë të mbare edicionin e ri në elitën e futbollit anglez, duke shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para.