Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona fiton ndaj Rayo Vallecano


Barcelona ka shënuar fitoren e tretë në La Liga, pasi triumfoi ndaj Rayo Vallecanos si mysafire.

Me rezultat identik si në dy ndeshjet e para, u mbyll edhe e sontmja në kryeqytet.

Barcelona, e drejtuar nga Hansi Flick fitoi ndeshjen me shifrat 2-1, duke u kthyer në lojë pasi ishte në disavantazh.

Rayo shënoi në minutën e nëntë të ndeshjes, me ç’rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën Barcelona u bë më e gjallë, dhe në minutën e 60-të shënoi përmes Pedrit.

Golit iu gëzua edhe prurja e re, Dani Olmo, i cili shënoi në minutën e 82-të për një debutim ëndrrash me fanellën e Barcelonës.

Kështu, Barcelona kryeson tabelën me 9 pikë, mirëpo me një ndeshje më shumë.

Rayo zë vendin e tetë me 4 pikë në tri ndeshje.