Gjykata në Britani ka vendosur ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe tre shtetasve britanikë që akuzohen për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur më 19 prill 2023 në Shëngjin në lokalin e Nikulajt.
Gjykata ka vendosur pranimin e e kërkesës nga drejtësia shqiptare që e akuzon Haxhinë si porositësin dhe organizatorin e vrasjes së biznesmenit ndërsa tre britanikët Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman kanë qenë në rolin e vëzhguesit.
Ekstradimit i ka shpëtuar Steven Hant i cili është diagnostifikuar me kancer.
Më herët Interpol ka arrestuar portugezin Ruben Saraiva, i cili akuzohet si ekzekutori i Nikulajt duke e qëlluar atë me 6 plumba.
Megjithatë ekstradimi përfundimtar i katër personave do vendoset nga Gjykata Mbretërore, nëse apelohet.
Portugezi Saraiva u ndalua në Marok dhe më pas u ekstradua në Shqipëri. Ai ndodhet në burg në pritje të gjyqit ndërsa ka hedhur poshtë akuzat duke u deklaruar i pafajshëm. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se në Shqipëri ka qenë për pushime.