Vendosni fjalën kyçe....

Gara globale për armë bërthamore në nivel rekord, paralajmëron OKB-ja


Regjimi botëror i deritanishëm i mospërhapjes bërthamore është nën presionin më të madh se në çdo kohë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ka paralajmëruar kreu i mbikëqyrësit të OKB-së.

Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, i tha Financial Times se marrëdhëniet e tensionuara midis SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, si dhe konflikti në Lindjen e Mesme janë duke vënë shtuar tension të paparë ndaj traktatit të nënshkruar të mospërhapjes bërthamore në vitin 1968 që synonte të kufizonte zhvillimin e arsenalit atomik të botës.

“Unë nuk mendoj se në vitet 1990 do dëgjonit vende të rëndësishme të thonin, ‘mirë, pse të mos kemi edhe ne armë bërthamore?’”, tha ai.

“Këto vende po bëjnë një diskutim publik për këtë, gjë që nuk kishte ndodhur më parë. E thonë publikisht. E thonë në media.

Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë ka treguar fuqinë e të pasurit armë bërthamore, por Gross tha se ka disa faktorë të tjerë që kontribuojnë në interesin e ripërtërirë për zhvillimin e armëve atomike midis disa vendeve.

“Ka shumë tensione, frikë që aleancat të dobësohen dhe vendet të duhet të kujdesen për veten e tyre. Këtu faktori i armëve bërthamore luajnë në rol shumë të rëndësishëm”, tha ai, ndërsa nuk pranoi të përmendte ndonjë shtet specifik.