Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka debutuar sot podcastin e tij.
Teksa ndodhet në Jalë bashkë me mbështetës të forcës politike që drejton pak pasi u largua nga presidenca dhe pas një fushate “spastrimi”, ai ka vijuar turin në vende të ndryshme në Shquipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa është shfaqur jo pak herë në palestër duke u stërvitur ose duke ngjitur e notuar në male e lumenj.
Meta i bashkohet tendencës në rritje të podcast-eve të politikanëve me kryeministrin Rama që e ka nisur tijin kohë më parë e ish-kryeministrin Berisha në arrest shtëpie, i cili pas një nisjeje të vrullshme nuk është shfaqur më në podcast.