Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali takime me ambasadorët e Shqipërisë në Austri, Hungari, Këshillin e Evropës dhe Itali


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, Ambasadorin në Hungari, Ilirian Kuka, Ambasadorin në Këshillin e Evropës, Dastid Koreshi, dhe Ambasadoren në Itali, Anila Bitri Lani.

Gjatë takimit me Ambasadorin Fate Velaj, u diskutua mbi vijimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar të Austrisë, në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërparlamentar.

Ndërsa me Ambasadorin Ilirian Kuka, Spiropali theksoi rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve parlamentare dhe mbështetjen e Hungarisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE gjatë Presidencës Hungareze, si dhe rolin e saj në mbështetjen e rajonit nga vendet e Grupit të Vishegradit.