Një 58-vjeçar ke gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga pallati ku punonte.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimine rrugës “Dërvish Luzha” pranë zonës “5 Maji” në Tiranë.
Sipas policisë, dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht nga një pallat në ndërtim e sipër.
“Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.