Vendosni fjalën kyçe....

170 viktima në javët e përmbytjeve në Nigeri


Të paktën 170 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 200,000 të tjerë janë zhvendosur pas javëve të përmbytjeve në vendin më të populluar të Afrikës, tha një zëdhënës i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të Nigerisë për CNN të martën.

Nigeria veriore është goditur më rëndë nga përmbytjet, sipas autoriteteve. Megjithatë, pjesë të tjera të vendit mbeten në rrezik, mes shirave të rrëmbyeshëm dhe rritjes së nivelit të ujit të dy lumenjve të tij më të mëdhenj, Niger dhe Benue.

“Modeli i përmbytjeve në Nigeri është i tillë që zakonisht ndodh në anën veriore përpara se të zhvendoset në pjesët qendrore dhe jugore, sepse uji rrjedh poshtë,” tha një zyrar i agjencisë.

“Në ditët në vijim, pjesët qendrore së shpejti do përjetojnë përmbytje të ngjashme, madje edhe në pjesët jugore.”

Megjithëse pjesë të Nigerisë janë të prirura ndaj përmbytjeve gjatë sezonit të shirave, Ezekiel tha se përmbytjet e këtij viti janë raportuar në zona ku më parë ka qenë e rrallë.

Të zhvendosur nga përmbytjet shkatërruese, nigerianët janë të detyruar të përdorin ujin e përmbytjeve pavarësisht rrezikut nga kolera