Vendosni fjalën kyçe....

Adriatik Kalemi e i vëllai u shpëtuan tre atentateve, si nisi përplasja që ka lënë pas disa viktima


Siper nga e majta Albano Velo, Adriatik (Andrea Kalemi) Poshtë nga e majta Zamir Kalemi, Andrew Bode

Adriatik Kalemi, Julian Kalemi dhe Andrew Bode janë arrestuar gjatë një operacioni policor në Memaliaj. 45-vjeçari Kalemi, i cili u ka shpëtuar disa atentateve më herët, iu gjetën në banesën ku fshihej një arsenal armësh dhevlera të ndryshme monetare.

Një muaj më parë, Kalemit iu ekzekutua i ati, Shyqyri Kalemi, teksa ishte në një lokal në Memaliaj. Nga të shtënat humbën jetën aksidentalisht edhe kamarieri Gledion Muka dhe klienti Marsel Çela ndërsa i plagosur mbetui vëllai i viktimës, Artur Kalemi.

Gjatë operacionit të sotëm në Memaliaj u prangos edhe Julian Kalemi, i cili strehonte në shtëpi Adriatik (Andrea) Kalemin si dhe Andrew Bode i cili ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj Edmond Papës, ngjarje e ndodhur në Selitë, Tiranë në dhjetor 2022.

Adriatik Kalemi dhe i vëllai Zamiri, u kanë shpëtuar tre atentateve deri tani, me Adriatikun që ka qenë shënjestër dy herë. Më dhjetor 2023, teksa po bëhej gatitë dilte nga qelia e burgut në Greqi, ai u qëllua nga një 28-vjeçar egjiptian duke mbetur i plagosur.

Më 5 gusht 2023, Kalemit iu bënjë tjetër atentat në Greqi. Ai u qëllua mbi 10 herënë sytë e tre fëmijëve dhe bashkëshortes nga një person i maskuar në ishullin Paxos, ku ai ndodhej me pushime.

Zamir Kalemit iu bë  atentat më 12 janar 2024. 35-vjeçari u qëllua 13 herë teksa lëvizte me makinën e tij “Smart” poshtë mbikalimit të Selitës, por shpëtoi fatmirësisht duke mbetur i plagosur.

Makina e autorëve ishte e vjedhur ndërsa dyshohet se ata e kishin mbajtur nën vëzhgim shënjestrën për disa orë.Adriatik Kalemi shtë arrestuar për herë të parë në vitin 2001 pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia belge.

Asokohe ai akuzohej se në bashkëpunim me të vëllanë, Fatmirin, u kishin bërë atentat dhe kishin lënë të vdekur vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, krim i ndodhur në Anderleht të Belgjikës më 13 prill 2001.

Në vitin 2022, nipi i Kalemit, Aleksandër Sadikaj, u vra në një atentat në Tiranë, teksa udhëtonte me makinën e tij. Për vrasjen e tij u përdor eksplozivi që ishte vënë në makinën e Sadikajt.

Në dhjetor, grupi i Kalemit u hakmor duke vrarë në Tiranë Edmond Papën, krim për të cilin është arrestuar Albano Velo, ndërsa sot u arrerstua edhe Andrew Bode,i cili ishte shpallur në kërkim.