Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool siguron shërbimet e Chiesas nga Juventusi


Fabrizio Romano raporton se Liverpool-i do të paguajë mbi 13 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e Federico Chiesa-s në një transferim të përhershëm nga Juventusi.

Chiesa është tashmë duke udhëtuar drejt Liverpool-it për t’u nënshtruar testeve mjekësore me klubin dhe për të nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

Të mërkurën pasdite, ylli italian i tha gazetarëve se nuk mund të priste për të filluar një “aventurë të re” në Anfield.

Chiesa kishte edhe një vit kontratë me Juventus-in dhe kishte qenë duke u stërvitur veçmas nga skuadra e parë gjatë verës, pasi nuk ishte pjesë e planeve të Thiago Motta-s.

Për këto arsye, kërkesa e Juventus-it ishte vetëm 15 milionë euro, por sipas Fabrizio Romano-s, Bianconeri-t pranuan të linin lojtarin të largohej për një shumë pak më të lartë se 13 milionë euro.

Juventus-i do të njoftojë zyrtarisht tarifën e transferimit sapo Chiesa të nënshkruajë kontratën me Liverpool-in.

Cristiano Giuntoli u takua me agjentin e Chiesa-s të martën në mbrëmje dhe Liverpool-i finalizoi marrëveshjen me Juventus-in dhe lojtarin të nesërmen.

Ka qenë një ditë e ngarkuar në Torino sot, pasi Bianconeri-t gjithashtu kanë mirëpritur Teun Koopmeiners nga Atalanta.