Vendosni fjalën kyçe....

Më 8 shtator Rama mbledh Asamblenë e PS në Durrës, zgjidhet Kryesia dhe Sekretariati i Partisë


Më 8 shtator, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë e re të Partisë Socialiste në Durrës. Në këtë mbledhje, Asambleja do të zgjedhë Kryesinë e partisë dhe sekretariatin.

Përbërja e re e Asamblesë u votua gjatë Kongresit të Partisë Socialiste më 28 korrik, ku u shpallën edhe ndryshimet në qeveri. Asambleja përfshin rreth 350 anëtarë, nga të cilët 156 janë zgjedhur me votim, ndërsa të tjerët janë anëtarë për shkak të funksioneve drejtuese në nivel qendror dhe lokal.

Anëtarët e Asamblesë do të zgjedhin Kryesinë e re të partisë dhe do të hartojnë listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.