Vendosni fjalën kyçe....

Pista Rangers për Nedim Bajramin


Nedim Bajrami do të luajë me tjetër skuadër në një tjetër kampionat.

Sportmania ka mësuar se Nedim Bajrami transferohet te gjigandi skocez, Glasgow Rangers.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë do të kalojë te gjigandi skocez në formë huazimi, me të drejtë blerje. 

25 vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Sassuolos në Seria A të Italisë, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Empolin, Grasshoperin dhe Cyrihun.

Nedim Bajrami shkëlqeu në Kampionatin Europian me Shqipërinë këtë verë, duke hyrë në histori të Europianeve me golin më të shpejtë të realizuar ndonjëherë.