Mirlind Daku po kalon një formë fantastike te rusët e Rubin Kazan, duke u shndërruar në një goleador. Por në një prononcim të bërë së fundmi, trajneri i Rubin Kazanit, Rakhimov, zbuloi se sulmuesi i kombëtares shqiptare ka një dëmtim dhe po luan me injeksione.
Ndër të tjera trajneri tha se do i kërkojnë drejtuesve të Shqipërisë, që mos e grumbullojnë këtë herë Dakun, për shkak të dëmtimit që po kalon. Vlen të theksohet fakti se për shkak të koreve në ndeshjen kundër Kroacisë, Daku ka edhe një ndeshje dënim për të shlyer, teksa duhet të mungojë në takimin e parë që kuqezinjtë do të zhvillojnë në shtator.
“Daku ka një dëmtim jo të lehtë, nuk e lejon të luajë me kapacitet të plotë. Ai po luan gjithmonë me injeksione, është gabim të rrezikosh sulmuesin, duhet t’i japim pak kohë pushim.
Nuk është fare e drejtë që ta nxjerrësh një lojtarë në fushë gjithmonë me qetësues. Me shumë gjasa tani Dakun e thërret Shqipëria, ne do të përpiqemi që ta bindim Shqipërinë që të mos e marrin këtë herë, por t’i japin mundësinë të rikuperohet”, tha Rakhimov./PanoramaSport.al