Enio Civici është liruar nga detyra si zv.ministër i Bujqësisë. Vendimi është firmosur nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe futet menjëherë në fuqi.
Civici ishte emëruar si zv.ministër i Bujqësisë në tetor 2021.
Ndërkohë, nga detyra është liruar edhe Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ai ishte emëruar më datë 24 janar dhe tashmë në vend të tij në këtë detyrë është emëruar Rafail Milo.