Vendosni fjalën kyçe....

27-vjeçari me motor përplas 20-vjeçaren dhe të miturën në Vlorë, plagoset dhe vetë


 

Një 27-vjeçar në Vlorë duke lëvizur me motor në bulevardin “Ismail Qemali” përplasi dy këmbësore, një 20vjeçare dhe një të mitur 10 vjeç.

Nga aksidenti janë lënduar dy këmbësoret dhe drejtuesi i motorit.

Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetaset së bashku me drejtuesin e motomjetit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, njofton policia.