Doganat ruse kanë kapur një shtetas gjerman, i cili u përpoq të sillte shufra të padeklaruara me vlerë rreth 90 milionë rubla (984,153 dollarë) në vend. Autoritetet thanë se shufrat e arit peshonin rreth 13 kilogramë dhe ishin fshehur në një valixhe që i përkiste 58-vjeçarit.
Në një postim në kanalin e tij Telegram të hënën, Shërbimi Federal i Doganave tha se ndërsa po plotësonte një deklaratë doganore në kufirin në rajonin perëndimor të Pskov të Rusisë, shtetasti i huaj ngjalli dyshime dhe pas një një kontrolli më të imtësishëm me ndihmën e pajisjeve speciale, doganierët zbuluan shufrat e fshehura.
Një hetim penal ka nisur, me të dyshuarin që përballet deri në pesë vjet burg dhe një gjobë deri në një milion rubla.
Shtetasi gjerman mbante gjithsej 21 shufra ari, citon Gazeta.ru të ketë thënë shërbimi doganor.
Versioni në gjuhën ruse i medias gjermane Bild tha se fotot e shufrave të lëshuara nga autoritetet ruse përmbajnë shufra ari që mbajnë emrin “Degussa” – një kompani gjermane e specializuar në tregtinë e metaleve të rralla.
Për shkak të sanksioneve të vendosura nga BE ndaj Moskës për luftën në Ukrainë, transferimi i arit në Rusi nga territori i BE-së është ndaluar rreptësisht.