Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Balluku fajësoi mediat për mbetjet toksike, largimi i qeverisë e vetmja rrugë


Klevis Balliu akuzoi kryeministrin Rama e qeverinë e tij për mbetjet toksike të nisura nga Shqipëria e të kapura në Tajlandë, që pritet të kthehen sërish në vend.

Në fjalën e tij para Bashkisë Tiranë në protestën e përjavshme të opozitës ai tha se Tirana e Shqipëria nuk kanë rrugë tjetër për të shpëtuar veç protestave.

“Doli Balluku tha e ka fajin media e njerëzit, këta nuk kanë faj. Në këtë vend e keqja ka një emër, ajo e ka emrin pushteti i Rilindjes. Këta janë arsyet pse jemi vendi me taksat më të larta në rajon dhe rrogat më të ulëta në rajon. Këta janë përgjegjësit pse fëmijëve sot po u shiten drogë nëpër shkolla e jo libra. Janë armiq të librit, kulturës e drejtësisë. Janë armiq të Shqipërisë , kombit e familjes. Veliaj, Balluku, Rama, Xhaçka kanë vite që ju vjedhin. Paratë shkojnë nga xhepi juaj të i atyre. SPAK mban në pushtet Ramën, duke sulmuar opoizitën dhe liderin e saj. Çfarë  lidhje ka kjo bashki me jetën e qytetarëve, apo merret me përmirësimin e mbushjes së xhepave ? 9 milion m2 ndërtim, 1/5 banorë është 65 vjeç, për faj të pushtetit të Ramës. Rinia largohet, s’ka shkolla se ikin njerëzit, ka aktivitet kriminal në vendin tonë. Vetëm vrasje në media, nga mafia dhe narkotrafiku që sollën e mbështetën. Kështu doli e tha edhe Balluku, fajësoi mediat dhe qytetarët. Rilindja është përgjegjëse për gjendjen e vendit, largimin e njerëzve, 80 mijë euro në ditë për incineratorë që s’ekzistojnë. Janë armiq të Shqipërisë, t’i trajtojmë si armiq të vendit, kombit e familjes. Për ata që këkrojnë të bëjnë presion ndaj qytetarëve dhe ato që protestojnë, e kanë të garantuar që do dështojnë ndaj sulmve të opozitës. Çdo kabinet duhet të ndryshojë, Rama mbi të gjitha të largohet, kryenarkoshtetoi. Rruga është ndryshimi, përmes revoltës e protestës.”, tha Balliu.

Dy anije me mbetje toksike të nisura nga Porti i Durrësit u kapën në Tajlandë. Lënda në anije, që nuk dihet ende me saktësi se çfarë është, dyshohet se është nisur nga kompania turke “Kurum” dhe transportuar nga kompania “Sokolaj”.

Në një deklaratë të përbashkët, ministret Balluku e Kumbaro thanë se nuk do i pranojnë ngarkesat pa përfunduar hetimi dhe analizimi i plotë i lëndës në anije.