Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea kualifikohet në Ligën e Konferencë, pavarësisht humbjes nga Servette


Chelsea ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Pas fitores në ndeshjen e parë 2:0 ndaj Servettes, Chelsea pësoi humbje në ndeshjen e kthimit me rezultat 2:1.

Londinezët kaluan të parët në epërsi me Nkunkun, por që më pas pësuan dy gola.

Megjithatë, Chelsea arriti që të kualifikohej tutje në fazën e ligës të kësaj gare, teksa nesër do të mësojë kundërshtarët e tij.