Një sulm terrorist i planifikuar gjatë një koncerti të këngëtares Taylor Swift në Vjenë dështoi falë ndërhyrjes së CIA-s, e cila njoftoi autoritetet austriake për komplotin. Sulmuesit, të lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik, synonin të vrisnin dhjetëra mijëra pjesëmarrës me thika dhe eksplozivë artizanalë, jashtë stadiumit ku ndodheshin mbi 65 mijë njerëz.
“Austriakët arritën t’i bënin arrestimet pasi agjencia jonë dhe partnerët tanë në komunitetin e zbulimit u dhanë informacione për ato çfarë planifikonte të bënte ky grup i lidhur me ISIS-in”, tha Cohen.
Arrestimet kryesore, përfshirë një 19-vjeçar dhe bashkëpunëtorët e tij, u kryen me sukses para se të ndodhte sulmi. Organizatorët e koncertit anuluan tre shfaqje të tjera në Vjenë për arsye sigurie. Taylor Swift shprehu mirënjohje për autoritetet, duke thënë se ishte më mirë të qanin për koncertet e anuluara sesa për jetët e humbura./CNN