Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një agjencie funerale në Shkodër.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në agjencinë në pronësi të Flora Firzës dhe prej tij ka pasur dëme materiale.
Dyshohet se shpërthimi ka qenë i qëllimshëm për shkak konkurrence.
“Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derën e një agjensie funerale në pronësi të shtetases F. F., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.” – thuhet në njoftimin e policisë.