Kreu u LZHK-së Dashamir Shehi ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër ndryshimit të Kodit Zgjedhor të miratuar pas marrëveshjes PS-PD në parlament që parasheh hapjen e plotë të listave të kandidatëve për deputet.
Padia në Kushtetuese u dorëzua sot nga avokati Rezart Kthupi në emër të Shehit. Në dyert e gjykatës ai tha se partitë e tjera opozitare janë kundër Kodit të miratuar dhe kanë mendime të ndryshme juridike duke vendosur të bëjnë padi të veçanta.
“Nga momenti i hyrjes në fuqi jemi përpjekur të adresojmë në mënyrë të përbashkët problematikën, duke pasur parasysh që mendimet juridike janë të ndryshme, kemi vendosur që secili të bëjë padi të veçantë”, tha Kthupi.
Pas një seancë maratonë më 26 Korrik, deputetët e PS-së dhe PD-së miratuan ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor që parashikon që lista e deputetëve nuk do të jetë plotësisht të hapura. 1/3-ta do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kreut të partisë.