Vendosni fjalën kyçe....

Rama inauguron ambientet e spitalit ditor brenda QSUT-së, njofton mjekët: Mund të vij për një ndërhyrje tjetër


Kryeministri Edi Rama mori pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Rama tha se do të paraqitej sërish si pacient në QSUT pasi ka kër të kryer një ndërhrje, për shkak të problemit me hernien inguinale.

Kreu i qeverisë tha se për hernien diskale nuk kërkon ndihmën e mjekësve, por për inguinale nuk po gjen dot derman, kështu që do të kryejë ndërhyrje.

Kujtojmë se Rama më shumë se një vit më parë Rama hoqi apendisidin.

“Nëse na shpikni një vaksinë për virusin e mospërfilljes do ishte shumë mirë sepse unë që për shkak të punës e njoh sistemin nga brenda, me shumë se ndonjë që mund të ketë ardhur në spital, e di që pjesa dërrmuese e mjekëve janë super.

Por mjaftojnë pak individë që janë të pa vaksinuar me normat e edukatës dhe etikës për të shkatërruar imazhin e të gjithëve dhe për të hedhur poshtë punën e të gjithëve që nuk ka koment.

Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një inguinale që… i kam mësuar dhe emrin se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij.

U them të gjithë atyre që ndodh të më shkruajnë mesazhe, shkoni në spitalin publik sepse aty jeni jashtë shtetit. Ata që e besojnë thonë e paparë,. Ata që se besojnë thonë propagandë e Rilindjes. Si piktor, them se jeni në formë. Uroj mos të gaboj. Një buzëqeshje e mjekut është më shumë sesa një recete”, tha Rama.