Vendosni fjalën kyçe....

Zotohet Këlliçi: Veliaj përgjegjës kryesor për incenetatorin e Tiranës, PD do i shkojë në fund vjedhjes së shekullit


Ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi akuzoi sot kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj si përgjegjësin kryesor bashkë me kryeministrin Rama të inceneratorit të Tiranës, që nuk ekziston dhe që ka gllabëruar shumë të mëdha nga lekët e shqiptarëve.

Në protestën para bashkisë Tiranë, ish-kandidati i opozitës për zgjedhjet lokale të vitit 2023 tha se Tirana është e tejmbushur me mbeturina ndërsa u zotua se PD-ja do i shkojë deri në fund vjedhjes së inceneratorëve.

“Njësitë administrative në Tiranë, fshatrat dhe kryeqyteti është i tejmbushur nga plehrat. Në këtë vend nuk ka drejtësi. Përherë kam qenë nga më të moderuarit për të folur për SPAK-un. Por duhet të themi disa të vërteta. Altin Dumani u shpreh se disa krime janë krime intelektuale. Në mars të 2017-ës Veliaj i hapi rrugë koncensionarit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Faktet janë flagrante për përfshirjen e Veliajt në vjedhjen e shekullit. Të enjten tjetër do të jemi sërish këtu për të protestuar për këtë vjedhje të paprecedentë, në orën 11. Vjedhjes së inceneratorëve PD do t’i shkojë deri në fund. Pa dalë përgjegjësia e personave që kanë firmosur për këto afera, nuk do të tërhiqemi!” – tha Këlliçi.