Vendosni fjalën kyçe....

Kurum hodhi në rrugë 500 punonjës, Berisha: Protestoni, ndëshkimi për inate të qeverisë


Kreu i PD-së në arrest shtëpie Sali Berisha u bëri thirrje 500 punonjësje të kompanisë turke “Kurum”, të cilët kanë ngelur pa punë, që të protestojnë.

Në fjalën e përnatshme nga dritarja e banesës,ish-kryeministri tha se qeveria ka dështuar me politikat e saj ndërsa shtoi se largimi i tyre nga puna është krejt i paarsyeshëm dhe i padrejtë.

Sonte dua të përshëndes të gjithë punëtorët e metalurgikjut në Elbasan, të ndërmarrjes Kurum. Iu bëj thirrje të ngrihen në revolta, sepse ndëshkimi i tyre për shkak të larjes së duarve nga çdo përgjegjësi e qeverisë së trafikut të helmeve, përballjes së saj me kompaninë ku ata punojnë, nuk pranohet kurrë që ata të jenë viktimë e këtij qendrimi. Ndaj edhe, i bëj thirrje edhe kompanisë të rishqyrtojë qendrimin e vetë. I bëj thirrje edhe qytetarëve të mbështesin protestën e punëtorëve të ndëshkuar për inate të qeverisë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje, asnjë përgjegjësi, asnjë faj pse Edi Rama me ministret e tij bën trafikun e lëndëve toksike dhe bëhet lajm i zi në detra, oqeane dhe të dyfishtë, bën jetën e zyrës dhe jetën e krimit”, tha Berisha.

Kompania Kurum njoftoi pak ditë më parë ndërprerjen e kontratës me 500 punonjësit e saj, duke i hedhur në rrugë. Sipas kompanisë, ndërprerja e punës është bërë për shkaqe vështirësish në treg ndërsa vjen mes skandalit të mbetjeve toksike që ka përfshirë Shqipërinë dhe ku ka dalë edhe emri i kompanisë Kurum dhe kompanisë së transportit “Sokolaj”.