Vendosni fjalën kyçe....

Aleks Soros ndan foton me Ramën: Përfundimi i verës në Tiranë është bërë traditë


Aleks Soros, djali i miliarderit George Soros, ka ndarë një foto me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në llogarinë e tij në Instagram. Soros shkroi se vizita verore në Shqipëri është tashmë një traditë për të, duke shërbyer si përmbyllje e pushimeve.

“Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë,” shkruan ai në postimin ku shfaqen të dy të buzëqeshur dhe të përqafuar. Aleks Soros është gjithashtu udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur.